Fragment nga “Askund”
Gruaja e parë e tim eti, pra nëna ime, ishte një grua e butë, delikate dhe e dashur, e cila jetoi dhe vdiq nën zap të të shoqit. Burri i saj nuk ia fali kurrë pamundësinë për t’i dhënë një djalë. Kërkesat e tij të pandërprera e këmbëngulëse seksuale e çuan te vdekja ndërsa po lindte fëmijën. Ajo ishte shumë e dobët dhe shumë e brishtë për të lindur një djalë trashëgimtar të madh e të fortë, siç deshi im atë, ndaj vdiq. Mjeku erdhi shumë vonë. Kur mbërriti, nëna tashmë ishte rehatuar në shtratin e vdekjes, e sëmurë, e pagjak, shfajësuese…