skip to Main Content

Fragment nga “Yjet nuk vishen kështu”

1488129_750171481687823_7072618001675667465_n

Sikur të mos isha kaq e trishtuar do të isha e lumtur. Po qëmton shi? Nuk dalloj dot ç’bëhet jashtë. Do isha e lumtur sikur të mos më kish kaplluar kjo dhimbje e pabesë. Fundja, më mirë kështu, po kthehem atje ku isha betuar të mos kthehesha kurrë. Me këtë vend s’më lidh më kurrgjë, ndaj po iki, por s’do të kisha ikur sikur të më kishin lënë të jetoja. Jo, ky që dëgjoj nuk
është shi. Është shushurima e detit që shkryth eshtrat.
Si do më bëjë zemra të dëgjoj kujën tënde kur të më shohësh? Nënë, ç’nuk do të kisha dhënë
për të të përqafuar!