skip to Main Content

Libri i preferuar i Napoleon Bonapartit

Napoleon Bonaparti mund të ketë qenë një nga të paktët njerëz që mund t’i jepte përgjigje të vërtetë asaj pyetjes së zakonshme: Nëse do të kishe mbetur në një ishull të shkretë, çfarë libri do të doje të kishe me vete?
Gjatë qëndrimit në ishullin e Shën Helenës, librat që kishte më për zemër ishin “Iliada” e Homerit dhe “Parajsa e humbur” e Miltonit.
Megjithatë, sipas Vincent Cronin, që ka shkruar biografinë e Napoleonit, libri i preferuar i perandorit ishte “Poli dhe Virgjinia”, një histori dashurie e shekullit të 18-të, e shkruar nga Bernardin de Saint-Pierre. Heroina e librit, Virgjinia, dërgohet në Francë pa dëshirën e saj dhe, gjatë kthimit të dëshiruar në ishull ku e priste Poli, anija fundoset dhe vajza vdes. Me sa duket, Napoleoni donte gjithçka që, në një farë mënyre, ngjasonte me gjendjen e tij: ekzilin, qëndrimin në ishull, ndarjen nga e dashura..