
Orët e gjata vonë përcjell,
Gjumin mposht në rrekje,
Mbahu, them, do flesh pa fund,
Gjumi është vdekje.
Sa herë ndodh të më mashtrojë
Tinëzisht si t’ish dehje,
I tromaksur ngrihem çart,
Gjumi është vdekje.
Kur më merr, më vë poshtë,
Më përhumb në prehje
Nëpër ëndrra druaj, mos
Zgjimi është vdekje.