Kristal
Ka kohë që s’shihemi dhe ndiej
si të harroj unë dalëngadalë,
si vdes tek unë kujtimi yt,
si vdesin flokët dhe gjithçka.Tani kërkoj poshtë e lart
një vend ku ty të të lëshoj,
një strofë a notë a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.Në s’të pranoftë asnjë varr,
asnjë mermer, a morg kristal,
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysmë të vdekur, gjysmë të gjallë?Në s’gjetsha hon ku të të hedh,
do gjej një fushë a një lulnajë,
ku butësisht, porsi polen,
gjithkund, gjithkund të të shpërndaj.Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth, të ik pa kthim
dhe nuk do dinë as ne, askush,
harrim ish ky a s’ish harrim.