skip to Main Content

Një tragjedi amerikane

foto55

Orët kalonin si në torturë për Klajdin dhe Robertën. Ai ishte përherë i paduruar dhe i papërmbajtur në dëshirat e tij; kështu janë njerëzit e çdo lloj temperamenti kur ua pushtojnë shpirtin ëndrrat ambicioze. E sfiliste pa masë mendimi se ose duhej ta humbiste Robertën ose duhej t’i nënshtrohej dëshirave të saj po të donte ta mbante.