skip to Main Content

Perse Nuk Vjen?

fotovjeshta

Shoh dallendyshet q’ikin larg
Dhe gjethet qe u zverdhen pak
Mbi vreshta tutje bryma-ra
Perse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?

Eja, ne krahe te te mbaj
Te t’admiroj, te vdes pastaj
Dhe te ve koken qe me dhemb
Mbi gjoksin tend, mbi gjoksin tend.

A te kujtohet koha valle
Kur ne te dy bridhnim ne livadhe?
Kur une te ngrija pupel n’ere
Me mijera here, me mijera here.

Ne bote gjenden femra plot
Qe syte i kane zjarr dhe lot
Te arta qofshin ato gra
Si ti nuk ka, si ti nuk ka.

Ti drite do sjellesh dhe kthjellim
Ne zemren time, shpirti im
Ti mbi cdo yll ke bukuri
Te dashuroj, moj e shtrenjta ti!

Vjeshta tani mbi fushat zverdh
Rrafshnaltat i shkreton perreth
Po bien fletet ca nga ca
Perse ti s’vjen, pse nuk vjen pra?