skip to Main Content

“Saga e Forsajtëve”

 

foto saga“Saga e Forsajtëve” – John Galsworthy

Ajo qe kthyer si një kafshë që është plagosur për vdekje, se s’dinte ku të vente, se s’dinte ç’të bënte. Mjaftonte ta shihje ashtu të tulatur në qyrkun e saj për t’i kuptuar të gjitha.
Atë çast Somsi u bind se Bosini kishte qenë dashnori i saj, kuptoi se ajo e kishte mësuar lajmin e vdekjes së tij; ndoshta edhe ajo, ashtu siç kish bërë ai, kish blerë gazetën në këndin e një rruge që e zinte era dhe e kishte lexuar.
Ajo qe kthyer me dashjen e saj në atë kafaz nga i cili donte të ikte një orë e më parë dhe Somsit, që e kishte kapur kuptimin e tmerrshëm të sjelljes së saj, i vinte të bërtiste: “Ik nga shtëpia ime që mos ta shoh më atë trupin e urryer, të cilin e dua shumë! Mos të ta shoh më atë fytyrë të zbehtë e të përvajshme, aq mizore e aq të ëmbël! Ik, para se të të dërrmoj! M’u zhduk nga sytë, mos të pafsha më kurrë!”