skip to Main Content

Afrohu

Dua t’i harroj sot fjalët
le të flasin vetë vështrimet,
le të flasë dora që dridhet,
këtu mbi kitarën time.

Se kur erret, bie nata,
një dritë ndizet brenda meje,
njerëzit, fytyrat fiken,
asgjë tjetër s’ndiej veç teje.

Nëpër javë rrjedh trishtimi,
cigaren prapë kam filluar,
nuk je ndryshe nga të tjerat,
vetëm unë kam nryshuar.

E tërheh imazhin tënd
dhe veten nëpër gjumë,
jemi bashkë, por në agim
i vetëm mbetem unë.

Të shoh më qartë kur ti je larg,
afrohu të të dua
dhe nëse kjo është lojë
nuk më pëlqen të luaj.

Diçka mirë e kam ditur,
vajzat vdesin porsi lulet,
një petal që më solli vjeshta,

përmbi flokë vjen e më ulet