skip to Main Content

Ben Blushi fiton Çmimin Europian për Letërsinë

blushi

Ben Blushi ishte mes fituesve të këtij viti të Çmimin Europian për Letërsinë, të dhënë në panairin e Frankfurtit.
Këtë çmim, i pari për një autor shqiptar, Blushi e mori për librin “Otello, Arapi i Vlorës”. Vetë autori e cilëson marrjen e këtij çmimi si inkurajim për gjithë shkrimtarët shqiptarë, një mundësi personale, por jo vetëm.
Fituesit e këtij viti, që marrin secili nga 5 mijë euro, janë: Milen Ruskov nga Bullgaria, Jan Nemec nga Republika Çeke, Makis Tsitas nga Greqia, Oddny Eir nga Islanda, Janis Jonevs nga Letonia, Armin Öhri nga Lihtenshtejni, Pierre J. Mejlak nga Malta, Ognjen Spahic nga Mal i Zi, Marente de Moor nga Holanda, Ugljesa Sajtinac nga Serbia, Birgul Oguz nga Turqia dhe Evie Wyld nga Mbretëria e Bashkuar.
Përveç çmimit, autorët përfitojnë nga promovimi i veçantë dhe prezantimi në nivel ndërkombëtar. Botuesit e tyre inkurajohen të aplikojnë për fonde nga BE-ja, që librat fitues të përkthehen në gjuhë të tjera për të hyrë në tregje të reja.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do t’i prezantohet fituesve gjatë një ceremonie gala në Bruksel, më 18 Nëntor, në praninë e Komisioneres europiane për Arsimin e Kulturën dhe anëtarëve të Parlamentit Europian.