skip to Main Content

Fatkeqësia e beqarit – Franz Kafka

kafka

 

Duket e tmerrshme të jesh beqar, plak që mezi ruan
dinjitetin ndërsa kërkon strehë te të tjerët kur dëshiron të kalosh një mbrëmje në shoqëri; të jesh i
sëmurë dhe, nga qoshja e shtratit, të këqyrësh dhomën bosh me javë të tëra; të ulesh të pushosh në pragjet e shtëpive; të mos kesh në dhomën tënde veçse dyer komunikimi që hapen mbi hyrjet e të tjerëve; të kthehesh në shtëpi duke mbajtur darkën tënde në dorë; të jesh i detyruar të admirosh fëmijët e të tjerëve, pa pasur të drejtë për të përsëritur pa pushim: unë nuk kam; të sajosh një dukje dhe një mbajtje të kopjuar nga një apo dy beqarë, të behur nga kujtimet tona të rinisë.
Kështu do të jetë, me përjashtimin që në realitet sot jemi këtu dhe që këtu do të jemi edhe më vonë, me një trup real dhe me një kokë reale, e për rrjedhojë, edhe me një ballë për ta goditur me pëllëmbë.