Filmat e 2014-s bazuar në veprat e Shekspirit
Ky vit mund të cilësohet pa frikë si viti i frymëzimit shekspirian. Tre filma bazuar në veprat e famshme të Shekspirit janë në proces prodhimi.
Makbethi
Është një nga filmat më të përfolur deri tani. Filmi bazuar mbi tragjedinë e errët të Shekspirit dhe një prej veprave më të mira të shkruara ndonjëherë ka edhe një kast aktorësh të klasit të lartë. Michael Fassbender ka marrë përsipër rolin kryesor, ndërsa zonja Makbeth luhet nga fituesja e çmimit “Oskar”, Marion Cotillard.
Armiku i njerëzve
Sërish një adaptim i tragjedisë “Makbethi”, por më pak tradicional. Ky prodhim është përqendruar më tepër te aksioni sesa te dialogu.
Rosalina
Adaptimi i fundit i historisë më të madhe të dashurisë, “Romeo dhe Xhuljeta” nuk pati sukses, varianti i ri që pritet të dalë në kinema pretendon të mbushë sallat e kinemave. Filmi do të ketë një këndvështrim pak më ndryshe të historisë, duke pasur më tepër një qasje ndaj komedisë romantike, madje edhe fjalori do të jetë i përshtatur me ditët e sotme.
Vepra më e mediatizuar dhe që pritet më me kërshëri nga pjesët e Shekspirit, në fakt, nuk është film, por vënia në skenë në teatrin e Londrës e tragjedisë “Hamleti”, ku këtë të fundit do ta luajë një nga aktorët më të lakmuar dhe më të suksesshëm të momentit, Benedict Cumberbatch.