skip to Main Content

Fragment nga libri “Nata e Ustikës”

fotomarko

Mendimet e mia ishin bërë shkrumb, si barërat e djegura nga dielli. Aty për aty s’dija se ç’do të ngjiste. Por, me t’u afruar në derën e madhe të kështjellës, u ndalëm.
– Kjo është hyrja. Kalvar quhet kjo kështjellë. Atje lart, në atë vend të rrënuar, ishin shkruar vargjet e Dantes:
“Lasciate ogni speranza voi che entrate!”