skip to Main Content

Heshtja

foto600

 

Cigaria u dogj gjer në fund,
Mbi tryezë gjumi më mori,
Në xham era perdet i tund
Dhe hesht korridori.

Me kokë në tryezë të flesh,
Të shohësh ëndrra të blerta,
Sa ndot! Të zgjohesh e prapë të gjesh
Në qoshe të vjellat e lëna nga jeta.