
“Atlantis books”, Santorini – Greqi. Në verën e vitit 2004, ndërsa ishin me pushime në ishullin e famshëm grek, dy studentë të Oksfordit, në gjendje të dehur, vendosën të hapnin një librari. Megjithatë, pas diplomimit, kësaj radhe esëll, ata mbushën një furgon me libra dhe u kthyen në ishull.