skip to Main Content

Mbreti i Tulës

Perktheu: Sejfulla Maleshova

Na ishte një mbret në Tule,
I besës gjer në varrr.
I dha, tek vdiste, mikja
Një kupë derdhur ar.

Si atë s’do gjë tjetër,
Më çdo gosti e shpinte,
E syve lot i shkonin
Sa herë me të pinte.

Dhe, kur ju afrua vdekjes,
Të birin thirri e pa,
Qytete e ç’kish ia fali,
Po kupën nuk ja la.

Mbi det, në kështjellë
U shtrua me dolli,
E mblodhi rreth e rrotull
Kalorësit e tij.

Atje të jetës afshin
E fundit piu plaku.
Pastaj bekriu në vala
Të shtrenjtën kup’ e flaku.

E pa që ra, që kridhej,
Që shkoi në fund, atë.
Iu errën syt’ e ballit,
E s’piu kurrë më.