skip to Main Content

Të huaj jemi… Ismail Kadare

test

Të huaj jemi ne prej kohësh
Ç’ish për t’u thënë është thënë,
Si gurët që zënë vend në tokë
Në jetë vend ne kemi zënë.

Drejt njëri-tjetrit kemi mbyllur
Të gjitha rrugët, edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetarë
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por natën, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetësi,
Ti gjen një shteg dhe futesh brenda,
Një shteg që vetëm ti e di.

Pastaj si nëpër rrugica parqesh
Shëtit mes cirkovolucionesh
Hyn nëpër ëndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bën me dorë.

Po kur mëngjesi zë ofrohet
Nis shqetësohesh befas ti
Dhe heshturazi del përjashta
Nga shtegu që veç ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prapë jeta
Dhe ne të dy, si dhe më parë,
Të ftohtë rrimë e të pamposhtur,
Si dy qytete mesjetarë.