Viti ’93
“Goveni arriti në këmbët e skelës. U ngjit sipër. Ai i përngjiste një vizioni. Kurrë nuk ishte dukur kaq i bukur. Flokët e tij të zinj valëviteshin në erë; asokohe nuk i prisnin flokët. Qafa e tij e bardhë të sillte ndërmend një grua dhe syri i tij heroik dhe sovran të sillte në mend një kryeëngjëll. Ai qëndronte mbi skelën e gijotinës, ëndërrues. Edhe ky vend është një majë. Goveni ishte më këmbë, i madhërishëm dhe i qetë. Dielli, duke e mbështjellë, e nxirrte në pah si ndonjë dritë lavdie.
Megjithatë, i dënuar duhej lidhur. Xhelati erdhi me një litar në dorë. Në atë çast, kur panë kapitenin e tyre të ri tek shkonte me aq guxim në thikë, ushtarët nuk duruan më; zemra e këtyre burrave të regjur në luftëra shpërtheu. Atëherë u dëgjua ajo gjë e stërmadhe, dënesa e një ushtrie. Një britmë çau ajrin: Falje! Falje!”
Viti ’93 – Viktor Hygo