skip to Main Content

Mali që pjell

mali

Një mal, nga dhimbja për të pjellë,

Bërtiste me të madhe aq fort,
Sa, kushdo të ishte, nga sikleti i thellë,
Duke mos duruar dot,
Besoj, do të pillte më parë vetë
Një qytet më të madh dhe nga Parisi.
Mirëpo mali na polli një mi.
Kur shkoj nëpër mend këtë histori,
Për të cilën na flet kjo fabul,
Kuptimi i saj,
Tepër i vërtetë,
Më sjell para syve atë vjershëtor
Që tha: Do ta këndoj unë vetë
Luftën e titanëve me Jupiterë!
Kjo do të thotë të premtosh shumë.
“Po ç’del nga kjo shpeshherë?
Erë!”