skip to Main Content

Nje fjale e Sokratit

sokrati

Sokrati plak ndë Pire

Bënte një shtëpi të re.
Kur u sos shtëpia
Gjithë njerëzia
Vanë të urojnë
Dhe ta njatjetojnë.
Po shtëpia s’u pëlqeu,
Thanë: “Mjeshtri të gënjeu,
Se për një njeri si ti
Esht’ e vogël kjo shtëpi,
S’ësht as e gjer’, as e lartë.”
Për të shuar këtë qartë
Dhe më tepër nga inati,
Hidhet e thotë Sokrati:
“Kshtu si është bërë
E vogël shtëpia,
Dhëntë perëndia
Të mbushet e tërë
Me miq të vërtetë!”

Sokrati me këtë fjalë
Tha mirë: “Në këtë jetë
Miqtë janë fortë të rrallë.”