skip to Main Content

Vetja tjetër Artan Gjyzel Hasani

vetja

 

Frymën na zë lëkura jonë,
rritemi më shumë se ç’duhet,
bëhemi dy e më s’na nxë
ai që jemi dhe vetja tjetër
që hijen të njëjtë me ne e lë…

të ndihemi ngushtë brenda trupit
sot s’e dimë kush na bëri,
e mësojmë veç kur ikim
………………………………..

se të vdekurit gjithnjë janë dy,
por varroset vetëm njëri.