skip to Main Content

Dhurata ime për Vit të Ri… një libër, sigurisht!

 blog
Viti i Ri është në prag dhe përveç festës tradicionale – dhe më të madhja për ne shqiptarët – kjo do të thotë pushime, edhe pse të shkurtra.
Festa e ndërrimit të viteve është një moment i mirë për të kaluar kohë me të afërmit e miqtë, qetësisht në ngrohtësinë e shtëpisë ose zhurmshëm nëpër lokalet e shumta.
Sido të jetë zgjedhja, kjo festë mbetet ndër më të preferuarat nga të gjithë.
Për mua, më e bukur se nata e ndërrimit të viteve në fakt është dita më pas. Tirana ka një qetësi që na mungon gjatë gjithë vitit. Më pëlqen që ato pak ditë pushim t’i kaloj qetësisht në shtëpi, e strukur në divan, me një gotë verë ose një kakao të ngrohtë, duke parë një film të mirë në televizor  ose duke lexuar librin që më kanë dhuruar pikërisht për festa.
 
Dhe të mbetemi pak te dhuratat. Çfarë do të ishte Viti i Ri pa dhënë dhe marrë dhurata? Librat janë dhuratat perfekte. Ka kaq shumë zgjedhje, ka libra për të gjitha preferencat sa nuk rrezikon asnjëherë. Dhe më e rëndësishmja, për të gjithë ju që i keni lënë për në minutën e fundi, ashtu sikurse unë, ka një alternativë perfekte.
Më anë të botimeshqip.com nuk ka nevojë të shkoni vetë në librari dhe as t’i paketoni vetë librat. Porosisni online librat që doni t’i bëni dhuratë dhe ata do të shkojnë në destinacion në kohë për festën e madhe.
Dhe mos harroni, deri më 5 janar për çdo blerje botimeshqip ka bërë 10 për qind ulje.  
 
Në librarinë tonë do të gjeni mijëra tituj. Për të pasionuarit pas letërsisë shqiptare, rekomandojmë librin më të fundit të Albatros Rexhaj, “Zonja Z”, ndërsa për ata më të dhënë pas klasikëve shqiptarë – sigurisht nëse i njihni dhe e dini se çfarë kanë në bibliotekat e tyre – poezitë e Dritëro Agollit, një roman nga Petro Marko apo “Dimri i madh” ose “Kronikë në gur” nga Kadare do ishin dhurata të vlerësuara.
 
Nënat apo mikeshat e dashura do ta vlerësonin shumë një libër të mirë gatimi, Ka shumë alternativa, që nga kuzhina tradicionale, ajo e huaj apo të parapëlqyerat e mia për këtë periudhë, librat me receta për ëmbëlsira.
 
Nga letërsia e huaj këtë periudhë pa pasur botime shumë të mira. Mos neglizhoni “Ema” të Xhejn Ostin, një libër i mrekullueshëm, “Gardalina” e Dona Tart, “Hajdutja e librave” nga Markus Zusak dhe “1984” nga Xhorxh Oruell.
 
Dhe për më të rëndësishmit, fëmijët, ka alternativa pa fund. Blijuni fëmijëve më shumë libra sesa lodra, tani mbase nuk do të kënaqen, por pas ca vitesh do t’ju jenë mirënjohës!
 
 Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve! Qoftë viti i ardhshëm me më shumë dashuri, mirësi dhe dëshirë për të marrë dije!