Gjumarashë zogjt’ e mitur
Gjumarashë zogjt’ e mitur
Ndër folera kanë hyrë,
Midis fletësh jan platitur –
Natën e mirë!
Veç mburimet po rënkojnë,
Kur se pylli rri menduar;
Lulet flen e ëndërojnë –
Fli qetuar!
Shqet nositi përmbi valë
Nër kallamishta të dremitë –
Engjëjt të qofshin pranë,
Gjumë t’ëmbël!
Përmi natën e magjepsur
Ngrihet hënëza e dlië,
N’prall e ëndër bota tretur –
Natën e mirë!