skip to Main Content

Interesim i madh për ta parë “Mesharin” e Gjon Buzukut

meshari

Presidenca e Shqipërisë ka hapur dyert për vizitorët me rastin e ekspozimit të kopjes së librit të parë në gjuhën shqipe të shkruar në vitin 1555

Për herë të parë Presidenca e Shqipërisë ka hapur sot dyert për të gjithë qytetarët të cilët duan të shohin Mesharin e zbuluar më 1740, nga Gjon Nikollë Kazazi, e të shkruar nga Gjon Buzuku më 1555.
Nisma është ndërmarr për herë të parë, me rastin e festës së Krishtlindjes.Kjo vepër e rrallë, me vlera historike dhe kulturore, u bë dhuratë nga Ati Shenjtë, Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Tiranë më 21 shtator 2014.

Interesimi i vizitorëve që duan të shikojnë nga afër këtë libër ka qenë i madh. Këshilltari për Trashëgiminë Kulturore i Presidentit, Ols Lafe thotë se vetëm 30 minuta, pasi janë hapur dyert e institucionit, numërohen mbi 500 vizitorë që janë ndalur për të parë kopjen e rrallë. /KultPlus.com