Kopertinat më me stil të librave
Kopertina është një element shumë i rëndësishëm u librave: mund të jetë me subjekt, abstrakte, me nënkuptime ose të gjitha bashkë.Ka kopertina të thjeshta, ashtu sikurse ka kopertina plot stil që të bëjnë t’i shfletosh faqet. Në vijim kemi përzgjedhur disa nga kopertinat më me stil të botimeve të ndryshme. Kënaqni sytë!
1984 – Autori: George Orëell
Janë bërë dhjetëra botime me kopertina të ndryshme të “Big Brother” të Orëell, por kopertina më me stil është pa dyshim ky botim suedez, dizenjuar nga Ollie Sksell.
Ana Karenina – Autori: Leo Tolstoi
Tonalitete të lehta që përcjellin një ndjenjë delikate. Një zgjedhje shumë e bukur për kopertinën e një prej klasikëve më të njohur të të gjitha kohërave.
Xhejn Er – Autori: Charlotte Brontë
Një kopertinë gati vintage. Thjeshtësia është fjala kyçe, me një siluetë që thotë shumëçka për rrëfimin.
Sherlok Holmes – Autori: Arthur Conan Doyle
Një personazh klasik si Sherlok Holmes meritonte një kopertinë elegante.
Lolita – Autori: Vladimir Nabokov
Besoju italianëve: kjo kopertinë e viteve ’60 është një nga kopertinat më me stil të veprës së Nabokovit.
Procesi – Autori: Franz Kafka
Kopertina e botimit të vitit 1969 përshtatet më së miri me librin dhe mbi të gjitha ka një stil me kah nga absurdja. Një kopertinë që nuk të lë dot indiferent.
451 Farenheit – Autori: Ray Bradbury
Kopertina e botimit të parë të këtij libri mbetet një dizenjo klasike: një burrë i krijuar me gazeta dhe sikur të mos mjaftonte… në flakë. Një imazh i fortë.
Përgatiti: Elona Qose