skip to Main Content

Korçë hapet ” Panairi Dimëror i Librit”

panairikorce

Korça ka vendosur të vijë pak më ndryshe në prag të festave të fundvitit me hapjen e një panairi.

Duke e konsideruar librin, si një dhuratë mjaft të frytshme, qytetarët dhe turistët do të kenë mundësinë të zgjedhin librin që duan në Panairin dimëror të Librit në Korçë.

Ky organizim është cilësuar si një ndër evenimentet më të mëdha kulturore të këtij qyteti, por padyshim nuk kanë munguar dhe kritikat për mënyrën e organizimit.

Në panair kanë qenë të pranishëm shkrimtarë dhe librat më të lexuara kohët e fundit. Bëhet e ditur se Panairi dimëror i Librit do të qëndrojë i hapur deri më 28 dhjetor, shkruajnë mediat shqiptare. Marre nga GazetaExpress