skip to Main Content

Mëngjes Dimri Pushkin

niti

Shkëlqim e dritë. Çfarë dite!
Akoma ty po të dremitet;
Qepallat hapi m’ëmbëlsi,
Erdh koha, zgjohu, vash’ rrëzore,
Përball’ Aurorës veriore,
Yll i veriut, çfaqu ti!

Dje të kujtohet? Suferina
Zvariste mjergull në lugina,
Hëna, si dyll zverdhte ajo,
Mes reve t’errëta kur shkiste
Dhe ti po rrije aq e trishtë;
Kurse tani, në xham vështro!

Në qiejt e kaltër, të kulluar,
Si një qilim i pambaruar
Bora shëlqen kudo mbi dhe.
Veç nxin përtej një pyll i vrerët,
Pisha nën brymë ndrit e tërë,
Dhe përroi n’akull ndrin atje.

Dhoma në dritë qelibari
U mbush e tëra dhe nga zjarri,
E skuqur soba po kërcet.
Të rrish në shtrat tani sa mirë!
Po vallë mos do pelën bojëhiri
Ta mbreh në sajën që na pret?

Të rendim erës mëngjesore,
Përtej rafshirave prej bore,
Ta ngasim kalin nëpër to,
T’arrijmë larg fushat e shkreta,
Pyjet të mbushura me fletë,
Bregun që zemra ma do.