skip to Main Content

Në Universitetin AAB u promovua libri “Shkrimtarët e shekullit”

rudina

Në Qendrën Mediale Universitare në Universitetit AAB, para studentëve të këtij universiteti u bë promovimi i librit “Shkrimtarët e shekullit” të autores Rudina Xhunga.

Ajo në këtë promovim u tha studentëve të Universitetit AAB, se në këtë përmbledhje intervistash me shkrimtarë të mëdhenj i mungojnë edhe disa të tjerë që në mesin e tyre ka shkrimtarë që kanë vdekur, por ka edhe nga ata që nuk ka arritur ende t’i intervistojë.

“Mungojnë në këtë libër njerëz që kanë vdekur, njerëz që nuk duan të intervistohen, por janë ata që duan të flasin. Ata janë shumë. Unë zhgjodha vetëm 29 autorë dhe 31 intervista”, shpjegoi autorja Xhunga.

Ajo tha se ky libër “ta shton oreksin për të lëxuar edhe libra të tjerë, mirëpo nuk ta shuan oreksin e të lexuarit”.

Xhunga e përshkruajti veten duke thënë se është një shkrimtare shumë modeste dhe gazetare që dëshironë të pyes shumë shkrimtarë, si për proceset e krijimit, përditshmërinë e tyre dhe për gjithë çfarë ata kanë dëshirë të bëjnë në përditshmërinë e tyre.

Ndërkaq, rektori i Universitetit AAB, Lulzim Tafa, falëndëroi autoren që ka zhgjedhur AAB-në për ta promovuar këtë libër, duke e informuar atë se ky universitet i ka kushtuar një rëndësi të veçantë krijimtarisë letrare, ku edhe ka themeluar çmimin për lerëtsi që mban emrin e shkrimtarit dhe poetit më të përkthyer shqiptarë “Ali Podrimja”, ku fituesi i parë i këtij çmimi ishte i mirënjohur shqiptarë, Ismail Kadare.

Rektori Tafa, në komentin e tij për librin “Shkrimtarët e shekullit” tha se këtij libri i mungojnë edhe autorë shqiptarë, siç do të mund të ishte shkrimtari i kalibrit botëror, Islmail Kadare.

Autorja, lidhur më këtë koment, tha se ky libër është bërë vetëm me shkrimtarë të huajë, mirëpo, nuk e përjashtoi mundësinë edhe për një libër tjetër që do të përmbledhte intervista me shkrimtarët më të mëdhenj shqiptarë.

Libri “Shkrimtarët e shekullit” përmbledhë 31 intervista me 29 shkrimtarë të shquar botëror, shumica nga ata të përkthyer edhe në gjuhën shqipe, e disa fitues të çmimit Nobel për Letërsi. Shkrimtarët e intervistuar në këtë lobër janë: Amos Oz, David Grossman, Orhan Pmbuk me dy intervista, Doris Lessing, Jonathan Franzen, Salman Rushdie, Roberto Saviano me dy intervista, Misha Glenny, Anthony Gindens, Noel Malcolm, David Smiley, Arthur Japin, Atiq Rahimi, Patric Poivcer D’Arvor, Natalie Clayer, Robert Elsie, Dominique Fernandez, Alberto Bevilacqua, Alessandro Leogrande, Nicolo Ammaniti, Beppe Servergnini, Daria Bignardi, Alfonso Signorini, Fabio Volo, Paulo Giordano, Hamid Peseshkian, Jorid Punti, Jaume Cabre, Javier Cercas.

Parathënien e këtij libri e ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në promovimin e këtij libri, foli edhe shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Agim Vinca, i cili tha se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë libër janë mendje të ndritura të penës, por që mungojnë edhe disa, njëri ndërta do të ishte edhe shkrimtari i mirënjohur italian, Umberto Eco.

Po ashtu në këtë promovim ishte e pranishme edhe botuesja Arlinda Hovi Dudaj.

Në fund të këtij promovimi, u zhvillua edhe një debat ku studentët e Universitetit AAB parashtruan pyetje të cilave iu përgjigj autorja Rudina Xhunga.