skip to Main Content

O Mëmë

10

O mëmë, mëm’ e ëmbël, prej kohës q’u tret

Me pëshpëritje fletësh ndaj teje më thërret;
E përmi gur’ e zi të varrit tek pushon
Po shkundenë sallkëmet prej erës që gjëmon,
E-i bje dega degës, e më sjell zërin t’ënd…
Gjithmonë do të bjenë e ti do flesh në vënd.

Kur do pushoj, o vashë, mi krye mos më qaj;
Nga bliri yn’ i shenjtë një degë ti e ndaj,
Mi kryen t’ime degën ti mbille me kujdes,
Dhe për mi ‘të të shtyrdhësh nga syt’ e tu një ves;
Do ndje un’ pasandaj mi varr hije të lehtë…
Përjet’ do rritet hija dhe un’ do fle përjetë.