skip to Main Content

“Secilit Hakun” vjen në shqip

secilit

I botuar në vitin 1966 dhe i përkthyer tashmë në të gjithë botën, ky roman i Sicilisë së errët dhe mizore konsiderohet si një nga veprat më të mëdha të Sciascias. Me një stil të matur, të hidhur, pak sarkastik, por mjaft të qartë dhe të kursyer në përshkrime, romani fillon me rrëfimin e historisë së një farmacisti që “jetonte i qetë, nuk kishte pasur kurrë probleme e nuk merrej me politikë”, por një ditë prej ditësh merr një letër anonime, ku kërcënohet me vdekje. Nga këtu e më tej ngjarja fillon e trazohet, dhe dyshimi, aluzionet dhe gjaku dominojne qytezën e botës siçiliane. I gjithë arti i Sciascias shpaloset në ngatërresën dhe zgjidhjen, hap pas hapi, të këtij lëmshi. Askush nuk i shpëton këtij labirinti dhe në fund të fundit, ai që do të humbasë aty është pikërisht njeriu i painteresuar, vëshguesi i kthjellët, i cili sa më shumë heton, aq më shumë “ndihet moralisht dhe sensualisht i pleksur dhe i ngatërruar në diçka të dyshimtë e të papërcaktueshme”.