Vdekja e Nositit
Me zjarr ju flas, me zjarr,
Në gjirin tim kam hapur varr
Që t’i jap shpresë-edhe t’ja marr.
Un’ ik liqerit zemërak
Fatlum dh’ i pastër si zëmbak,
Po zemra ime kullon gjak.
Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,
Dh’ u jap ushqim me dashuri-
Një dashuri për llaftari.
Pa nis, ah, gjirin ta godas
Dh’ e hap, ah – gjirin më një ças,
Dh’ i nginj, ah – zogjtë e vdes me gas!