skip to Main Content

6000 ekzemplarë librash për bibliotekat tona

mirela

Ministria e Kulturës, organizon sot në orën 11. 00. në ambjentet e reja të saj ceremoninë e dhurimit të librave për bibliotekat e rretheve në të gjithë vendin si edhe bibliotekat universitare. E pranishme në këtë ceremoni do të jetë edhe ministrja e kulturës, Mirela Kumabro si edhe rektorët e universiteteve të Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Tiranës së bashku me drejtuesit e disa prej bibliotekave kryesore të vendit. Ky aktivitet ka për qëllim parësor nxitjen e leximit dhe të krijimtarisë në përgjithësi.

Nisma e re e Ministrisë konsiston në dhurimin e Fondit të Librit pranë saj për t’u ardhur në ndihmë bibliotekave më të rëndësishme publike dhe atyre universitare. Janë gjithsej 6000 ekzemplarë që në vlera në lekë shkojnë në 10 milionë lekë (të reja). Ky fond do të shkojë për tetëmbëdhjetë bibliotekave në të gjithë Shqipërinë.