“Dimër”
Shpirti im që sot y mbyll
dhe gëzimin m’a përzuri,
nëpër mal e nëpër pyll
zu dëbora prej qëkuri.
Bjenë flokët një-nga-një
mi katundin e shkretuar,
dyke mardhur nënë të
dheri fjet e ri mbuluar.
Flet nga-dal e shpirti im
dhe në zi pikoj si fleta,
pa me qit as pipëlim
tërë fili, tërë jeta.
Në kaq heshtje-e qetësi
ndjej vajtimthin e një shpesi:
psherëtin me zë të ti
jet’ e trembur se mos vdesi..
Lasgush Poradeci