skip to Main Content

Fakte pak të njohura mbi “Kryezotin e unazave”

 unaza“Kryezoti i unazave” është në listën e librave më të shitur në portalin tonë. Normale, duke marrë parasysh që është një librat më të njohur në të gjithë botën. Ata që janë fansa të dedikuar me siguri dinë shumëçka mbi veprën dhe autorin J.R.R. Tolkien; që nga botimi i librit të parë “Hobit” në  vitin 1937 dhe “Kryezoti i unazave” 17 vjet më vonë, në 1954-n, Tolkien ka shitur miliona kopje të librave të tij.
 
E megjithatë ka shumë që janë njohur me historitë e mrekullueshme vetëm pas realizimit të filmave me të njëjtin titull dhe po aq të suksesshëm sa librat. Materiali më poshtë jep disa të dhëna pak të njohura ose të harruara mbi librin dhe filmin.

J.R.R. Tolkien donte ta shkruante librin në gjuhën e elfëve
 
Sipas një shkrimi të vitit 1967 në The New York Times, gjuha elfe ishte pasioni i madh i Tolkien, i cili me profesion ishte filolog. Kur fantazonte për botën imagjinare të librave të tij, gjuha e elfëve ishte pikërisht ajo që i shkonte ndërmend. Tolkien krijoi disa stripte në gjuhën elfe, por në libër la aq sa mos të lodhte lexuesit.  

Ideja e librave i lindi duke korrigjuar provimet e studentëve
 
J.R.R. Tolkien i lindi ideja e librit dhe e fjalisë së parë kur po korrigjonte provimin e një studenti, i cili e kishte lënë fletën të bardhë. Dhe Tolkien shkroi në fletën e provimit: Hobit! Tolkien në një intervistë ka thënë se nuk e dinte se çfarë e shtyu ta shkruante, por u intrigua kaq shumë sa vendosi t’i hynte më thellë dhe të krijonte kështu një nga historitë më të dashura në letërsisë botërore.
 

Christopher Lee, i cili luan Sarumanin, është i vetmi nga kasti i filmit që e ka takuar J.R.R. Tolkien
 
Kur ishte i ri, Christopher Lee e takoi rastësisht J.R.R. Tolkien. Në një intervistë të vitit 2003, Lee ka treguar se ishte në një pab në Oksford dhe njëri nga miqtë e tij njohu profesor Tolkien. Ata iu afruan autorit për ta përshëndetur. Nga i gjithë kasti i aktorëve, Lee ishte fansi më i madh i librave të Tolkien dhe të gjithë e pyesnin mbi detaje nga librat,
 
Christopher Tolkien, djali i J.R.R. dhe editori i punës së të atit, i urrente filmat e Peter Jackson
 
Në një intervitë për francezen “Le Monde”, Christopher Tolkien shprehu pakënaqësinë e tij për nivelin e filmave të mbështetur mbi veprën e të atit. Filmat, sipas tij, janë thjesht komercialë.
Popullariteti i Tolkien ishte kaq i madh sa njerëzit i shkruanin nëpër mure emrat e personazheve të librit, si dhe shprehjen e famshme: “Të shkosh në kolegj pa Tolkien është njëlloj si të shkosh pa atlete”.