skip to Main Content

“Mbas njiqid vjetsh “- Trilussa

pjeseSot e njiqind vjet, kur
tuj mihë tokën kan me gjetë
zgorret e ushtarve t’shkretë
qi t’vram në luftë kan’ dekë,
ç’grumbull me eshtna mendoni pak,
çfarë psheshash me rrashta
prej tokës s’lirueme jashtë tesh del!
Kan me kenë trima gjerman,
ingliz, rus e freng,
prej tanë vendeve.
Kjoftë kuq, zi a verdh,
sejcili do t’ketë ruejtë nji bajrak;
sido t’jetë atdheu, i bukur a i keq,
për të do t’ketë dekë pa merak.

Por aty poshtë, sido, kan me u ba
të tanë shokë, pa
asnji ndryshim.
Në synin thellë e hon
s’ka me pasë as mllef e as dashnim
për gjanat e kësaj bot’.
N’gojën e mbetun zhdesh’
s’ka me teprue veç gazi i mbramë
e shpotija e ksaj jet’.
E kan me thanë ndërmjet tyne: Veç njitesh
E kena t’paktën nji shpres’
qi paqen e barazinë me gzue
qi pak si shpesh na e paskan predikue!

(përshtatur në shqip/gegërisht nga Gj.Luka)