skip to Main Content

Optimizëm dhe frymëzim për një vit të ri

optimizmi
Shkrimtarët e mëdhenj jo gjithmonë ofrojnë gjuhën e frymëzimit që gjithkush do të pëlqente; dëshira e tyre e brendshme për ndershmërinë e mendimit dhe shprehjes shpesh prodhon vëzhgime për dobësitë njerëzore, për mëkatet tona.
Megjithatë, viti i ri nuk është kohë për reflektime të tilla, ndonjëherë të errëta. Viti i ri është koha e qëllimeve që i vëmë vetes (edhe pse, siç ka thënë Mark Tuein, një javë më vonë i harrojmë të gjitha). Por mbase këtë vit e merrni më me pozitivitet. Harrojini dështimet e së kaluarës: 2015-a do të jetë viti juaj!
 Për fat të mirë, shumë shkrimtarë e kanë parë me optimizëm momentin e ndërrimit të viteve dhe kanë fjalë inkurajuese për të gjithë ne.
Më poshtë do të gjeni disa nga shprehjet më të bukura për vitin e ri nga shkrimtarët tuaj të dashur.
 “Një zemër të re për një vit të ri, gjithmonë”, – Charles Dickens.
“Nesër është një ditë e re. Duhet ta nisësh mirë dhe në paqe. Kjo ditë është shumë e çmuar për t’u humbur me kotësitë e të djeshmes”, – Ralph Waldo Emerson.
“Hap çdo derë për agimin e ri”,- Emily Dickinson.
“Fjalët e vitit të shkuar i përkasin gjuhës së vitit të shkuar; fjalët e vitit të ardhshëm presin një tjetër zë”,  – T.S. Eliot.
 “Është mirë të mendosh se nesër është një ditë e re, pa gabime dhe dështime”,― L.M. Montgomery.
“Unë nuk i vë vetes qëllime për vitin e ri. Zakoni për të bërë plane apo për të kritikuar jetën time është i tepërt për një ditë”, ― Anaïs Nin.
“Horizonti shtrihet përtej, duke ofruar hapësirë për ndryshmet e reja”, – Maya Angelou.
“Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune”, ― Platoni.