“Burrneshat” shkëlqen në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit
Filmi është bazuar në romanin “Hana” të Elvira Dones
Libri “Hana” i Elvira Dones tashmë është ekranizuar me titullin “Burrneshat”, Me regji të regjisores italiane Laura Bispuri filmi u dha premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Berlinit.
Ky film i metrazhit të gjatë është në konkurrencë zyrtare për çmimin “Ariu i Artë” dhe ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 15 shkurt. Filmi “Burrneshat” është bashkëprodhim i Italisë, Kosovës, Shqipërisë, Zvicrës dhe Gjermanisë.

Në këtë film luan aktorja e njohur italiane Alba Rohrëacher bashkë me Flonja Kodheli, Lars Eidinger, Luan Jaha, Ilire Çelaj, Bruno Shllaku etj. Filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga kritika dhe shikuesit. “Burrneshat” është mbështetur në romanin e Elvira Dones “Hana” dhe flet për Hana Dodën e cila, ende një vajzë e vogёl, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo pёr gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të saj, i bindet ligjit tё vjetër të Kanunit, i cili u jep grave mundёsinё për të jetuar të lira si burrat, duke pasur një pushkë, për të marrë në kёmbim betimin e virgjërisë të përjetshme. Për të gjithë, Hana – Marku bëhet një “virgjëreshë e betuar”.
Me këtë roman, Dones eksploron dhe shpalos artistikisht botë që i kemi këqyrur nga larg si legjenda e gojëdhëna apo si copëza lajmesh të kronikës në shtyp.
Me këtë roman, Dones eksploron dhe shpalos artistikisht botë që i kemi këqyrur nga larg si legjenda e gojëdhëna apo si copëza lajmesh të kronikës në shtyp.