skip to Main Content

Kur “Drakula” nuk është vetëm i frikshëm

10563026_765375956834042_1995391399686952374_n

“Drakula” nga Bram Stoker, përveçse klasik, është një nga librat më të frikshëm të shkruar ndonjëherë. “I vdekuri i pavdekshëm” ishte titulli origjinal i librit, që fatmirësisht më vonë u ndryshua në emrin e personazhit kryesor, që është kthyer tashmë në legjendë.
Por ndërsa të gjithë mund të mbajnë mend vetëm se sa i frikshëm është, libri ka disa fragmente të mrekullueshme, copëza urtësie nga shkrimtari Stoker.

“Vetëm një grua mund ta ndihmojë një burrë që ka probleme ndjenjash.”

“Sa të bekuar janë ca njerëz që nuk kanë frikë, që gjumi natën u vjen si bekim dhe nuk u sjell gjë tjetër veçse ëndrra të bukura!”

“Ne mësojmë nga dështimet, jo nga sukseset.”

“Mos ki frikë të mendosh edhe për të pamundurën.”

“Ndonjëherë, gjërat e vogla janë ato që na mësojnë më shumë.”

“Ndonjëherë mendoj se jemi të gjithë të çmendur dhe vetëm këmishët e forcës mund të na sjellin në vete.”

“Mbaj mend, miku im, se dija është më e fortë se kujtesa dhe se nuk duhet t’i zëmë besë një të dobëti.”

“Ka një arsye pse gjërat janë ashtu siç janë.”

“Nëse zemra e një gruaje është e lirë, çdo burrë ka ende shpresë.”
“Bota duket plot me njerëz të mirë, edhe pse ka përbindësha.”

Përgatiti: Elona Qose