skip to Main Content

Një i pastrehë lexon të njëjtin libër çdo ditë… dikush i dhuron një tabletë

 n-KINDLE-570Kur mendojmë për të pastrehët dhe mundësinë për t’i ndihmuar, gjëja e fundit që mund të na shkojë ndërmend është libri. Madje, në një situatë të rënduar në vendin tonë për shkak të përmbytjeve, neve që shkruajmë për librat mund edhe të na përplasin fytyrës atë shprehjen e famshme të fshatit që digjet.  Por nuk mund të jemi kaq sipërfaqësorë…
 Ndërsa shfletoja shtypin vendas dhe të huaj, mes lajmeve për përmbytje, vrasje e vetëvrasje, më kapi syri një titull: Një i pastrehë që lexon të njëjtin libër vazhdimisht, sepse është i vetmi libër që ka…
Ngjaja e ndodhur në anën tjetër të botës ka tërhequr vëmendjen e portaleve online, edhe për një arsye tjetër: një i huaj i dhuroi tabletë për të lexuar.
Javën e kaluar, një burrë vuri re se përditë kur kalonte në të njëjtën rrugë, një i pastrehë lexonte të njëjtin libër të vjetër e me faqe të zverdhura. I nxitur nga kureshja, një ditë ndaloi të shkëmbente dy fjalë me të dhe Poli – kështu quhet burri i pastrehë – i tha se adhuronte të lexonte, por ai ishte i vetmi libër që kishte prej kohësh.
I surprizuar, burri u kujtua që kishte me vete një tabletë me gati 300 libra, që vendosi t’ia dhuronte Polit dhe ta mësonte se si ta përdorte. Në ditët në vazhdim ai pa kënaqësinë e Polit ndërsa lexonte në tabletë.
 Më pas, ai postoi këtë foto, të shoqëruar me fjalët: “Nëse mund t’i shuajmë urinë dikujt për një ditë apo të ndriçojmë jetën e dikujt me aq sa mundemi, pse mos ta bëjmë këtë!”