skip to Main Content

Vjen në frëngjisht – “Rrno vetëm për me tregue”

u1_atpllumi

Vepra “Rrno vetëm për me tregue” është përkthyer dhe botuar së fundi në frëngjisht nga Shtëpia Botuese “L’Age d’Homme” e cila ka nxjerrë të botuar përkthimin e plotë të veprës së Át Zef Pllumit, “Rrno vetëm për me tregue”, me përkthim prej studiueses, Odile Daniel.

Odile Daniel është një historiane franceze. Ajo është diplomuar në Shkollën e Luvrit dhe është anëtare e Akademisë së Versajës dhe mban dy tituj Kalorës për fushat akademike, letrare dhe të artit. Për prof. Daniel libri i At Zef Pllumit nuk kufizohet vetëm në kallëzimin dhe dënimin e krimeve staliniste, por ky libër ngjall një interes të veçantë për njohjen e historisë së Shqipërisë e të kulturës së saj, veçanërisht në hapësirën frankofone. Vlera të tjera që autori i librit mishëron në librin e tij, sipas prof. Daniel, janë besa dhe qëndresa. Një vlerë e shtuar, e cila duket se ka lënë mbresa të forta te profesoresha franceze është edhe shpirti i humorit shkodran që ka mbetur i paprekur edhe përtej vuajtjeve të panumërta në shpirtin e françeskanit At Zef Pllumit.