Armët e edukimit masiv
Një djalosh argjentinas e ka transformuar një makinë të 1979-s në një tank ambulant për shpërndarjen e librave në Buenos Aires
Raul Lemesoff, një djalosh argjentinas, e ka kthyer Fordin e tij Falcon të vitit 1979 në një librar ambulante, me të cilën shëtit nëpër Buenos Aires. “Veprën e tij”, Raul e ka quajtur “Armët e edukimit masiv”.
Fordi Falcon deri paka vitesh u përkiste forcave të armatosura argjentinase. Tashmë në pronësi të Raulit, me gjithfarë librash të pozicionuar si mburojë, automjeti duket si tank, me ndryshimin se transporton libra.
Automjeti mund të mbajë deri në 900 libra.
Raul është një djalë që e dashuron letërsinë dhe me anë të kësaj gjetjeje synon të promovojë leximin dhe edukimin sidomos te të rinjtë.