Gjenden pas 400 vjetësh eshtrat e Servantesit
Ekspertë mjeko-ligjorë në Spanjë kanë zbuluar një varr qindravjeçar, që sipas tyre i përket shkrimtarit të njohur spanjoll, Miguel de Servantes.
Gati 400 vjet pas vdekjes së tij, shkencëtarët besojnë se kanë gjetur eshtrat e Servantesit, gruas së tij dhe të afërmve të tjerë që janë varrosur në Madrid.
Sipas ekspertëve, identifikimi dhe ndarja e eshtrave të tij do të jetë një proces i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që kanë pësuar.
Sipas ekspertëve, identifikimi dhe ndarja e eshtrave të tij do të jetë një proces i vështirë për shkak të dëmtimeve të mëdha që kanë pësuar.
Autori i romanit të njohur “Don Kishoti” u varros në vitin 1616 dhe kisha në të cilën iu dha lamtumira e fundit u rindërtua. Eshtrat e Servantesit zhvendosën në fund të shekullit të 17-të në një kishë të re.
Hetuesit thanë në një konferencë për shtyp se eshtrat e Servantesit mund të varrosen sërish në të njëjtin vend, kësaj radhe me nderimet që i takojnë.
I lindur në Madrid, në vitin 1547, Servantes është cilësuar si babai i romanit modern dhe “princi i letrave”.
Kryevepra e tij, “Don Kishoti”, njihet si një nga librat më të lexuar në botë.