skip to Main Content

Kryeministri Edi Rama në librin e gazetarit anglez Alastair Campbell

rama

“Fituesit dhe si arrijnë të kenë sukses” është libri i fundit i personalitetit mediatik anglez Alastair Campbell.
Mes personaliteteve të shumta të marra në analizë, nga Nelson Mandela, Stiv Xhobs, Toni Bler etj., bie në sy edhe emri i kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama shkruan se ndihet mirënjohësisht i surprizuar nga përfshirja në librin e ri të Alister Campbell.
Në librin e ri të Alastair Campbell përfshihen personalitete të njohur nga fusha e politikës, biznesit, medias, sportit etj.