skip to Main Content

Libri vdiq! Rroftë libri!

romani

Është e zakonshme tashmë që një herë në ca vjet dikush nga komuniteti i letërsisë deklaron se romanit i ka ardhur fundi.
Romani si lloj është relativisht i ri, edhe pse rrëfenjat tanë qenë traditë që nga antikiteti grek dhe romak. Pararendësi i romanit modern është “Don Kishoti” i Servantesit dhe më pas u bë tejet popullor nga shkrimtarë si Henry Fielding and Daniel Defoe.
Megjithatë, data e lindjes së romanit është çështje e diskutueshme, ashtu siç është edhe data e vdekjes së tij.
Kritikët kanë gati një shekull që paralajmërojnë fundin e romanit, që gjithsesi deri tani po tregohet “kokëfortë”…

1902: Zhyl Vern tha se romani po zëvendësohet nga gazetat.
1925: José Ortega y Gasset, në “Rënia e romanit”, shkruan se romani po vdes.
1930: Walter Benjamin tha se romani ishte në krizë.
1954: Harold Nicholson parashikon fundin e romanit në “The Observer”.
1955: Është radha e Norman Mailer për të kujtuar pikiatën e romanit.
1977: Raymond Federman thotë se romani ka vdekur sepse askush nuk lexon më.
2014: Një profil në rrjetin social Twitter u krijua për të treguar vdekjen e romanit.