Nis panairi i librit në Lajpcig – tre çmime speciale për shkrimtarët
I konsideruar si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Gjermanisë, panairi i librit në Lajpcig filloi sot me paraqitjen e librave nga 2200 shtëpi botuese. Në përfundim të katër ditëve të panairit, risi do të jetë dhënia e tre çmimeve speciale për shkrimtarët.
Organizatorët do të japin çmime në tri kategori: krijimtari artistike, joartistike dhe përkthim.
Fituesit do të marrin 45 000 euro.
Organizatorët presin gjithashtu praninë e personave të njohur publikë gjermanë, si politikanin socialdemokrat, Peer Steinbrueck dhe veteranin e muzikës pop Heino.
Panairi do të ketë një pavion të veçantë për shkrimtarët izraelitë, në një përpjekje për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjermano-izraelite.
Në këtë panair Pritet prania e 12 shkrimtarëve izraelitë, përfshirë Amos Oz, Meir Shalev dhe Chaim Noll.
Shqipëria do të përfaqësohet në këtë panair nga Arian Leka dhe Gëzim Qendro.