skip to Main Content

Nis “spastrimi kulturor” në Irak

video-undefined-261E573000000578-668_636x358
ISIS shkatërron mijëra libra dhe dorëshkrime në Mosul
 Biblioteka Qendrore në Mosul, Irak, është shkatërruar nga luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS). 100 mijë libra dhe dorëshkrime janë djegur. Shkatërrimi i librave vjen pas dëmtimit të thesareve antike në Irak. Shteti Islamik publikoi një video ku shfaqen luftëtarët duke shkatërruar thesaret arkeologjike në muzeun e Mosulit, qyteti i dytë në Irak, ku kanë nisur fillimisht ofensivën e tyre në qershor 2014.
Në video shiheshin gjithashtu xhihadistët duke shkatërruar krahët e demit asirian, hyjni mbrojtëse në Muzeun Ninevah në Mosul. Statuja daton që në  shekullin IX para erës sonë dhe është shkëlqimi arkeologjik i qytetit.
Në fillim të këtij muaji, kreu i UNESCO-s shprehu shqetësim mbi ato që i quajti aktet më të rënda të shkatërrimit të librave në historinë njerëzore.
Të hënën, një kanal televiziv që transmeton në Mosul raportoi për djegien e bibliotekës qendrore. Humbjet, sipas raportimit, janë të mëdha: nuk u shpëtuan flakëve gazeta irakiane të fillimit të shekullit XX, harta, si dhe libra të periudhës otomane.  
Veç krimeve të njëpasnjëshme njerëzore, Shteti Islamik ka nisur kështu spastrimin kulturor. Historia ka treguar se pasojat e këtij të fundit janë të rënda.