skip to Main Content

Shuhet përkthyesi Petro Zheji

petro-300x239
Ndërroi jetë përkthyesi dhe gjuhëtari i njohur Petro Zheji.  Zotërues i gjuhës italiane, franceze, spanjolle, angleze, gjermane, ruse, hebraishte, greqishtes së vjetër, latinishtes dhe sanskrishtes së vjetër, Zheji mbase është i fundit i mjeshtërve të mëdhenj të gjuhës.
 “Libri i aforizmave” dhe  “Shqipja dhe sanskritishja” me dy vëllime janë librat studimorë të Zhejit, që krahas studimeve gjuhësore, do të kujtohet si mjeshtri i përkthimit.  Petro Zheji shqipëroi disa nga veprat më të papërsëritshme të letërsisë botërore, që nga “Ringjallja” e Leo Tolstoit, vëllimi i dytë i kryeveprës “Don Kishoti” i Servantes, “Vitet e zemërimit” të John Steinbeck, “Zoti President” të Migel Asturias; “Galileo Galilei” të Bertold Breht, “Vuajtjet e djaloshit Verter” të Gëtes etj.  
 Me humbjen e Zhejit, letrat shqipe humbën një nga mjeshtrit e fjalës, një nga krijuesit e papërsëritshëm.