Skandali në Bohemi(Pjesa e Katërt)
– Uotson, jam i sigurt se i ke parë shpesh gjurmët që nisin nga holli drejt e në këtë dhomë.
– Po, shpesh, – ia ktheva.
– Sa herë?
– Hëm, qindra herë besoj!
– Atëherë, sa hapa janë ekzaktësisht?
– Sa? Nuk e di.
– Pikërisht. I ke parë, por nuk i ke vërejtur me vëmendje. Kjo është ajo që dua të them. Ndërkohë, unë e di se janë shtatëmbëdhjetë hapa.
Meqë ra fjala, meqenëse të interesojnë gjëra të tilla dhe ia ke marrë dorën tashmë të mbash shënim eksperiencat e mia mund të të interesojë kjo, – më tha dhe më drejtoi një letër të trashë.
– Erdhi me postë, – më tha. – Lexoje me zë.
Letra nuk kishte as datë, as adresë.
– “Sot në orën 8.15, – thuhej në letër, – do t’ju kërkojë një zotëri, i cili ka nevojë të konsultohet me ju për një çështje delikate. Shërbimet tuaja ndaj një prej familjeve mbretërore të Europës na lënë të besojmë se jeni një njeri diskret dhe mund t’ju besojmë për çështje që, t’i quanim thjesht të rëndësishme, nuk do të tregoheshim të sinqertë. Prisni në shtëpi dhe mos e mendoni të pavend paraqitjen me maskë të vizitorit tuaj”.
– Ky po që është mister, – vërejta. – Çfarë mendon se do të jetë?
– Ende nuk kam asnjë të dhënë. Është gabim i rëndë të dalësh në përfundime pa pasur të dhëna; gradualisht, në vend që të ngresh teorinë mbi fakte, bën të kundërtën. Po për shënimin, ç’mendim ke? – më pyeti.
Me shumë kujdes ekzaminova shkrimin dhe letrën. I
– Ai që e ka shkruar duhet të jetë i rëndësishëm, – thashë, ndërsa mundohesha të imitoja në zë dhe qëndrim mikun tim. “Një lloj i tillë letre nuk gjendet lirë”…