150 vjet në botën magjepsëse të Lizës
“Liza në botën e çudirave” nga Lewis Carroll bën 150 vjet këtë vit. Për një shekull e gjysmë, libri ka mahnitur breza të tërë. Të gjithë, pa përjashtim, kemi rënë në “vrimën e lepurit” bashkë me Lizën e kemi pirë çaj me të dhe kapelabërësin e çmendur.
“Liza në botën e çudirave” u botua për herë të parë në vitin 1865 dhe u frymëzua nga një udhëtim me varkë që autori ndërmori me familjen dhe miqtë në lumin Tamiz në Londër. Gjatë udhëtimit, ai i tregoi një histori vajzës së tij të vogël, Lizës, e cila iu lut që ta shkruante.
Libri është përkthyer në 65 gjuhë dhe dhjetëra filma janë realizuar bazuar në aventurat e Lizës.