skip to Main Content

“Gjueti fronesh”… dimri erdhi!

 

 

Prej disa javësh ka nisur transmetimi i sezonit të shtatë të serialit televiziv “Game of thrones”, bazuar në seritë e mrekullueshme të librave të George R.R. Martin. Seriali ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në të gjithë botën, duke e kthyer edhe një herë vëmendjen te librat e Martin.

Të gjithë të ata që e kanë parë serialin jam e sigurt që janë kuriozë për librin, pjesa e parë e të cilit ka ardhur në shqip nga shtëpia botuese Morava, nën titullin “Gjueti fronesh”.

Një libër që nuk e lëshon nga dora, derisa të kuptosh se si do të thuren komplotet për pushtet, në një botë ku krah njerëzve jetojnë në mënyrë krejt të natyrshme krijesa të botës së fantazisë…

Në një vend ku dimri mund të zgjasë tërë jetën, lufta e brendshme për fronin e hekurt po arrin kulmin.

Ndërkohë, një armik akoma më i rrezikshëm kërcënon 7 mbretëritë.

Dimri erdhi dhe bashkë me të edhe ushtria e të vdekurve.